Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Lushnje në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve ka zhvilluar një takim me zyrtar të Bashkisë Lushnje

Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Lushnje në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 01.12.2022, ka zhvilluar një takim me zyrtar të Bashkisë Lushnje, pranë ambjenteve të Këshillit të Bashkisë Lushnje me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit  midis dy institucioneve.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Fier (i deleguar) z.Eduart Buzi, Specialisti z.Desart Gjoni dhe Specialisti z.Gentian Çala (i ngarkuar me pune për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Kryetarja e Bashkisë Lushnje zj. Eriselda Sefa, Drejtoresha e Burimeve Njerëzore zj.Erisa Qalliu, Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lushnje zj. Anila Çela, Specialistja e NJMF në Bashkinë Lushnje zj. Valbona Myzeqari, Drejtori i Ndërmarrjes së Punëve Publike z.Evis Qyra dhe 5 kryetarët e rajoneve të Bashkisë Lushnje, të cilët trajtojnë rastet e dënimit alternativ “Kryerja e një pune në interes publik”, për të rriturit dhe të miturit në konflikt me ligjin pranë kësaj bashkie.

Ky takim kishte si objektiva kryesor:

  • Analizimin e problematikave të dala ndërmjet institucioneve;
  • Rritja e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punës midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga neni 63 i K.Penal;
  • Përmirësimi i praktikave bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, në lidhje me të miturit në konflikt me ligjin, dënuar sipas nenit 63 të Kodit Penal dhe nenit 101 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit;
  • Përmirësimin e praktikave lidhur me “Raportet e Vlerësimit për të Miturit”, hartuar nga “Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve” pranë bashkive;
  • Diskutim në lidhje me draft marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror.

Në fjalën e saj Kryetarja e Bashkisë Lushnje zj.Eriselda Sefa dha mbështetjen maksimale për institucionin e Shërbimit të Provës gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me kryerjen e punës në interes publik pranë kësaj bashkie lidhur me procedurat dhe modalitetet.

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Lushnje ka pasur një bashkëpunim zyrtar me Bashkinë  Lushnje. Janë trajtuar një pjesë e rasteve të personave në konflikt me ligjin, për të cilët gjykata ka vendosur alternativë dënimi me burgim sipas nenit 63 të K.Penal. Bashkia Lushnje shprehu gadishmërin e saj nëpërmjet kryetares së bashkisë, që të gjithë të dënuarit me alternativë sipas nenit 63 ta kryenin punën në interes publik pranë institucioneve të bashkisë.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 60/1, 2 dhe 3 të KP dhe nenin 102 të KDPM, të identifikuara si një nga detyrimet më efikase ndaj personave në konflikt me ligjin nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës.

Përsa i përket të dënuarve të mitur apo të miturve në konflikt me ligjin për të cilët është kërkuar hartim i RVI nga prokuroria, bashkëpunimi  i NJMF të Bashkisë Lushnje ka qenë maksimal

Nga ana e tyre ata shprehën gadishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm dhe për të mënjanuar burokracitë, duke lehtësuar procedurat dhe duke kërkuar vetëm një shkresë referimi rasti nga ana jonë.

Në takim u bisedua edhe për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi midis DPSHP dhe Bashkisë Lushnje, Kryetarja zj.Eriselda Sefa shprehu menjëherë gadishmërinë e saj për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet që janë trajtuar nga të dy institucionet.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   8   =