Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, më datë 05.12.2022, ora 11.00, dega territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër ka realizuar takimin informues në gjimnazin publik

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, më datë 05.12.2022, ora 11.00, dega territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër ka realizuar takimin informues në gjimnazin publik “Jordan Misja”. 

Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i fushatës sensibilizuese mbi rolin dhe funksionin e Shërbimit të Provës, ndërgjegjësimin e nxënësve për masat alternative të shmangies, të parashikuara në ligjin 37/2017″ Kodi i Drejtësisë Penale Për të mitur”.
Pjesëmarrës në takim ishin drejtore e shkollës së mesme “Jordan Misja” Znj. Ardiana Ndreu, Oficeri i Sigurisë së shkollës  Z. Leonard Hila, mësues dhe nxënës të kësaj shkolle, specialistia Sindis Hoti dhe drejtore e  Shërbimit të Provës  dega territoriale Shkodër Frida Dashi.
Takimi kishte objektivat e mëposhtme:
Ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e nxënësve për masat alternative të shmangies.
Shpjegimi i rolit të Shërbimit të Provës dhe kodi i drejtësisë penale për të mitur.
Takimi u mbajt në ambientet e kësaj shkolle, nxënësit u përfshinë në pyetje dhe diskutime rreth rolit të Shërbimit të Provës dhe konceptit të Shmangies, të drejtat dhe përgjegjësitë që kanë të miturit që janë në konflikt me ligjin si edhe i mituri viktimë dhe dëshmitar i veprës penale.

Në fund të këtij takimi u paraqitën disa shembuj të trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin, kishte diskutime se si reagojnë dhe trajtojnë, këto nxënës, situatat problematike. 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 4   +   3   =