Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, ka realizuar takimin me Drejtorinë  Rajonale të Kufirit dhe Migracionit

Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve, në datë 27.07.2022, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Shkodër, ka realizuar takimin me Drejtorinë  Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Në takim morën  pjesë Drejtori i DVKM-Shkodër Z. Arben Joca,  specialistë dhe drejtori i degës territoriale  Shkodër. 

Në takim u shpjegua praktika e punës së Shërbimit të Provës, legjislacioni bazë dhe aktet nënligjore të organizimit të punës. Gjithashtu, u shpjegua urdhëri i Ministrit të Drejtësisë, nr 196. datë 06.05.2022 në lidhje me zbatimin e alternativave të dënimit me burgim , për personat e dënuar nga autoritetet shqiptare , me vendbanim apo vendqëndrim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 8   +   8   =