Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është realëzuar një takim pune nga dega territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan. 

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan është realëzuar një takim pune nga dega territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan.

Takimi u realizua në sallën e mbledhjeve të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rethit Gjyqësor Elbasan me drejtuesin Z. Kreshnik Ajazi, Znj. Pranvera Stafa drejtuese e Seksionit të Ekzekutimit dhe Z. Mustafa Turku prokuror ekzekutimi.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

• Vijimin e bashkëpunimit të ngritur dhe mbajtur në nivele shumë të mira ndër vite midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni penal.

• Përmirësimin e praktikave bazuar në Kodin e Drejtësise Penale për të Mitur, duke mbajtur në vëmendje dhe konsiderate interesin më të lartë të të miturit.

• Nxjerrjen e vendimeve të përfundimit të dënimit alternativ për personat në konflikt me ligjin nga ana e prokurorisë në një kohë sa më të shpejt.

• Dërgimin e informacionit nga ana e prokurorisë për raportet e mospërmbushjeve të kushteve dhe detyrimeve dërguar nga Shërbimi i Provës.

Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan Z. Kreshnik Ajazi, u tregua i gatshëm dhe shumë bashkëpunues me Shërbimin e Provës, në diskutimet për problematikat që hasen gjatë punës tonë na ofroi mbështetjen e tij, referoj se për sa kohë që është drejtues nuk ka pasur asnjë sinjalizimin për problematika të prokurorisë me Shërbimin e Provës Elbasan. U referuan në takim edhe risitë që ka sjell Kodi i Drejtesise Penale për të Mitur, ndryshimet e legjslacionit për Shërbimin e Provës dhe ekzekutimit të vendimeve; u diskutua për aplikimin më të shumtë të këtyre alternativave nga ana e prokurorëve në pretencat e tyre para gjykatës. U diskutua që të aplikohet sa më shumë masa alternative e shmangies nga ndjekja penale që Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur i parashikon.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe diskutimesh pozitive duke sqaruar dhe zgjidhur çdo problematikë të hasur mes dy institucioneve duke lënë mundësi diskutimi për çdo rast specifik në lidhje me zbatimin sa më korrekt dhe efikas të ligjit për ekzekutimin e dënimeve alternative.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   8   =