SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, ÇËSHTJEVE LIGJORE DHE PROKURIMEVE NË DREJTORINË E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datël 9.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:
Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, Çështjeve Ligjore dhe Prokurimeve në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Protokollon çdo shkresë e dokument që hyn në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe urdhërat apo udhëzimet e eprorit direkt;
- Përpunon nga pikëpamja tekniko-shkencore dokumentacionin arkivor, sipas listës së dokumentacionit me afatet e ruajtjes;
- Përgatit dhe organizon dërgimin e korrespondencës në kohë për çdo shkresë, duke bërë shënimet përkatëse, në përputhje me rregullat përkatëse të korrespondencës zyrtare;
- Protokollon dhe i përcjell Drejtorit të Përgjithshëm dokumentet që hyjnë në adresë të institucionit dhe më pas, i shpërndan në bazë të shënimeve të bëra nga Drejtori tek strukturat drejtuese përkatëse, kundrejt konfirmimit me shkrim të marrësit në dorëzim tek libri i dorëzimeve;
- Indekson dokumentat dhe përditëson inventarët;
- Kërkon, nxjerr dhe vë në dispozicion dokumentet sipas kërkesave të ndryshme të depozituara;
- Ndjek procedurat për administrimin e dokumentacionit për informacionin e klasifikuar. Në rastet e dokumenteve që përbëjnë sekret shtetëror, informacioni i dorëzohet drejtpërdrejt Drejtorit të Përgjithshëm, në përputhje me dispozitat ligiore në fuqi;
- Është përgjegjës për administrimin e vulave zyrtare të institucionit.
- Arkivon dhe është përgjegjës për ruajtjen e praktikave, në çdo formë që ato mund të jenë dhe administron fondin arkivor në përputhje me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore në fuqi;
- Merr të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen fizike të dokumenteve;
- Harton inventarin e dosjeve të krijuara gjatë vitit në dy kategori: në afat ruajtjeje të përkohshëm dhe të përhershëm;
- Përpunon dokumentacionin sipas strukturës, sipas objektit dhe bën rreshtimin e fletëve brenda dosjes sipas rendit alfabetik dhe sipas afatit kohor;
- Bën çeljen e dosjeve sipas pasqyrave emërtuese dhe sistemimin e vazhdueshëm të dokumentacionit.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Bachelor”, në
“Shkenca Shoqërore”
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim;
h- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë kuju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves,
Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave: 18.10.2024
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TÉ CILAT DO TÉ ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003 “Për Rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
- Ligiin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”.
- Ligjin nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
- Rregulloren e brendshme të Shërbimit të Provës.