AKTIVITET I ZHVILLUAR NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “UZNOVË”, BERAT
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve , ka zhvilluar në datë 20.10.2022 takimin në Shkollën 9-vjecare “ Uznovë “, Berat, me qëllim zhvillimin e fushatave sensibilizuese mbi ndërgjegjësimin e nxënësve për masat alternative të shmangies në klasat e 8-ta, 9-ta dhe në gjimnaze, të parashikuara në ligjin nr.37/2017 ‘Kodi I Drejtësisë Penale për të Mitur”. Pjesmarrës në takim ishin Drejtore e shkollës 9 vjeçare “Uznovë“, ZNj. Lindita Penxho, psikolog mësues kujdestar dhe nxënës të kësaj shkolle, nga DTSHP Berat pjesmarrës në takimin ishin i gjithë stafi i Degës Territoriale Berat.
Ky takim kishte dy objektiva kryesore :
– sensibilizuese e ndërgjegjësimin e nxënësve për masat alternative të shmangies .
– prezantimi i rolit dhe misionit të Shërbimit të Provës, risit e K.P. për të Mituri
Në këtë takim të mbajtur pranë ambjenteve të Shkollës “Thimi Tani “Berat,, me drejtorin e shkollës,, mësuesit kujdestar, psikologen e shkollës dhe nxënësit e klasës së 9-të u paraqit një panoramë informuese e ligjit për të miturit dhe u diskutua rreth funksionimit dhe qëllimit të Shërbimit të Provës mbi procedurën e shmangies dhe rehabilitimit të të miturve në konflikt me ligjin, duke u bazuar në qëllimin e legjislacionit përkatës.
Tematikë e rëndësishme ishte diskutimi i rolit edukativ dhe parandalues i shkeljes së Ligjit nga të miturit, në bazë të informimit mbi legjislacionit në fuqi për të miturin, në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, psikologët, mësuesit kujdestar dhe prindërit.