AKTIVITETI I ZHVILLUAR NË SHKOLLËN 9-VJEÇARE “MURAT TOPTANI” TIRANË
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, ka zhvilluar në datë 22.11.2022 takimin në Shkollën 9-vjeçare “Murat Toptani”, Tiranë, me qëllim zhvillimin e fushatave sensibilizuese mbi ndërgjegjësimin e nxënesve për rolin dhe detyrat e Shërbimit të Provës në Drejtësinë Penale, veçanërisht në atë për të miturit në konflikt me ligjin. Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i shkollës 9 vjeçare “Murat Toptani”, Zj. Marsela Marina, psikologia, mësuesit ndihmës dhe nxënës të kësaj shkolle. Në takim morën pjesë specialistët zj. Edita Papa dhe zj. Julinda Manja nga Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë.