Dega Territoriale e Shërbimit Provës Lezhë organizon takim pune me Zyrën Vendore Asimore Lezhe.
Sot më datë 29.09.2022 u realizua takimi pranë Zyrës Vendore Arsimore Lezhë në bazë të Planit Vjetor të Aktiviteteve të Shërbimit Provës. Në kete takim morën pjesë drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Lezhë, Z. Leonard Perjaku dhe specialisti Z.Vinko Camaj , nga ZVA Lezhë ishte prezent Drejtoresha e kësaj Zyre Znj. Antoneta Suta .
Takimi u mbajt pranë ambjenteve të Zyrës Vendore Arsimore Lezhë, ku u diskutua rreth funksionit dhe qëllimit të Shërbimit të Provës si dhe roli i këtij të fundit mbi rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin, dhe permbushja e dënimeve plotësuese te dhena nga Gjykata për vazhdimin e arsimit në mënyre te detyrueshme për të miturit në konflikt me ligjin .
Drejtoresha e ZVA Lezhë shprehu mbështetjen e plotë të saj në krijimin e hapësirave dhe dhënien e mundësise në vazhdimin e arsimit për rastet që do paraqesë Shërbimi i Provës referuar kësaj Zyre për të miturit në konflikt me ligjin. Drejtoresha e ZVA Lezhe vuri theksin që ka ruajtja e kofidencialitetit e të miturve në konflikt me ligjin në mënyrë që të shmanget bullizimi i mundshëm në ambjentet e shkollës, si dhe kujdesi i veçantë që duhet të ketë psikologia e shkollës në mënyrë që ti jepet trajtimi më i mirë i mundshëm i këtyre të miturve me qëllim garantimin e masave edukuese dhe parandaluese në riintegrimin e plotë të tyre.