Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat zhvillon takim me përfaqësuesit e Bashkisë Berat

Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Berat në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 08.06.2022, nga ora 11:00-11:45 ka zhvilluar  një takim me Përfaqësues të Bashkisë Berat pranë ambjenteve të Zyrës së Këshillit Bashkia Berat    me qëllim  rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit  midis dy institucioneve.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori dhe specialistet e Degës Territoriale Berat, |Drejtori i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Berat, si dhe përgjegjësit e ndërmarrjeve të cilët trajtojnë rastet e dënimit alternativ “kryerja e një pune në interes publik” pranë kësaj bashkie.

Ky takim kishte dy objektiva kryesore:

  1. Forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve  dhe përditësimin e marrëveshjes së bashkëpunimit
  2. Njohjen me ndryshimet e legjislacionin e Shërbimit të Provës dhe Kodit të Drejtësisë për të Mitur, specifikisht nenit 63 të Kodit Penal dhe Neni 101 K.D.PM

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 63 si një nga llojet e dënimeve alternative më suportuese ndaj të dënuarve me shërbim prove, si dhe u diskutua në lidhje me draft marrëveshjen  e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me trajtimin sa më efikas të personave që kryejnë orë pune në interes publik.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 9   +   9   =