Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës zhvillon leksion të hapur në UAMD

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve në datë 01.06.2022 ora 08:30 deri me 10:00, zhvilloi leksion të hapur me studentë dhe pedagogë  të Universitetit “Aleksandër Moisiu ” Durrës. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e  studentëve me rolin, historikun, misionin, vizionin, parimet, organizimin dhe funksionimim e Shërbimit të Provës.  Ata u njohën me legjislacionin mbi të cilin organizohet veprimtaria e Shërbimit të Provës dhe konkretisht me Kodin Penal ,  Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, Kodin e Procedurës Penale, Ligjin për
Ekzekutimin e Vendimeve Penale, Ligjin për Organizimin dhe Fuksionimin e Shërbimit të Provës dhe aktet e tjera nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Shërbimit të Provës. 

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 10   +   9   =