Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datat 27.06.2022 dhe 28.06.2022 ka realizuar takime respektivisht në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Pjesëmarrës në takimin e datës: 27.06.2022 ishin z.Paulin Çera kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, z.Arben Osmanllari drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës dhe znj. Rexhilda Hoti(Tafaj) specialiste pranë kësaj dege.
Pjesëmarrës në takimin e datës: 28.06.2022 ishin Prokurorët Drini Pali, Gëzim Veizi, Afrim Shehu, Madrit Kullolli, drejtori i i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës Arben Osmanllari dhe Rexhilda Hoti(Tafaj), Arlinda Lisha specialiste pranë kësaj dege.
Objekti i këtyre takimeve ishte promovimi për aplikimin e dënimeve alternative dhe në veçanti aplikimin e masës alternative, të shmangies nga ndjekja penale dhe dënimi, për të miturit në konflikt me ligjin.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua dhe për problematikat e hasura gjatë ekzekutimit të dënimeve alternative, hartimit të raporteve të vlerësimit për të rritur e të mitur dhe saktësimi i adresave të të dënuarve në vendimet e gjykatave. Iu kërkua insitucionit të prokurorisë që në urdhërat e ekzekutimit të vendoset dhe një numër kontakti i të dënuarit, gjë që do të lehtësonte vendosjen e kontaktit të personit nën mbikqyrje me Degën Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës.