Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Elbasan merr pjesë në Aktivitetin e Ndërmjetësimit

Sot më datë 29.06.2022 u realizua seminari mbi Mekanizmin e Referimit të Çështjeve në Ndërmjetësim, organizuar në kuadër të projektit “Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri”, ku janë paraqitur drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Elbasan Z. Gentjan Gazidedja dhe specialistët Znj. Irena Gorrica dhe Znj. Stela Çepunaj për marrjen pjesë në këtë aktivitet.

 Në këtë seminar me përfaqësues nga Ndërmjetësimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, Komisariati i Policisë Elbasan, përfaqëuses të Dhomës Kombëtare e Ndërmjetësimit dhe të Dhomës Vendore të Ndërmjetësimit Elbasan të mbajtur pranë ambjentit “Real Scampis Elbasan” u diskutua mbi partnerët që do të bashkëpunojnë në këtë projekt, kuadrin ligjor dhe proçesin e Ndërmjetësimit, si edhe Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale dhe Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur. Seminari u relatua nga Ekspertja Ndërmjetësuese Znj. Julejda Aliaj, Prof. Dr. Mariana Semini Pedagoge në Shkollën e Magjistraturës si edhe nga Drejtori Ekzekutiv i Fodacionit “Zgjidhja e konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” Z. Rasim Gjoka.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 5   +   9   =