Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier zhvilloi takim pune në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 24.06.2022, ora 12:15 zhvilloi një takim pune në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier me Drejtuesin e Prokurorisë  z.Genci Mane.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit te Proves Fier z.Eduart Buzi dhe Specialisti z.Ilir Yzeiraj.

Ky takim kishte si objektiva kryesor:

  • Analizimin e problematikave të dala midis dy institucioneve tona;
  • Rritjen e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punes midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 63 i K.Penal;
  • Përmirësimi i praktikave bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, në lidhje me të miturit në konflikt me ligjin, dënuar sipas nenit 63 të Kodit Penal dhe nenit 101 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit;
  • Përmirësimin e praktikave lidhur me kerkesat per hartimin e “Raporteve te Vlerësimit për të Miturit”, kerkuar nga prokuroria dhe vendosjen e afateve te pranueshme per hartimin e ketyre raporteve;
  • Dergimin e kerkesave per te mbikeqyrur te miturit ndaj te cileve jane zbatuar masat e shmangies nga ana e prokurorise, ne Sherbimin e Proves.
  • Nxjerrjen e vendimeve te pushimit te denimit si pasoj e perfitimit nga amnistia per personat ne konflikt me ligjin nga ana e prokurorise.
  • Uljen e stokut te dosjeve per te cilat eshte derguar raport perfundimtar ne prokurori, per te cilat kerkohet nxjerrja e vendimit te perfundimit te denimit nga ana e prokurorise.
  • Vendosjen e afateve te arsyeshme per hartimin e raporteve ne faze hetimi, nga ana e prokurorëve.
  • Dergimin e informacionit nga ana e prokurorise per raportet me mospermbushje te detyrimeve derguar nga Shërbimi i Provës.

 

Gjatë takimit nga ana jonë u dha një informacion i plotë për problematikat që hasim në lidhje me zbatimin e dënimeve alternative, rastet e veçanta të raporteve të mospërmbushjeve të dërguara në prokurori për të cilat nuk kemi marrë përgjigje,vendimet e përfundimit të dënimit alternativ të cilat nuk janë dërguar nga prokuroria për disa të mbikqyrur që kanë përfunduar dënimin alternativ me sukses.

Drejtuesi i Prokurorise Fier z.Genci Mane, i cili është një nga prokurorët më bashkëpunues dhe me mbeshtetes ndaj punes se Sherbimit te Provës, jo vetëm në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Fier, na ofroi mbeshtetjen e tij maksimale per rregullimin e problematikave qe dolen gjate diskutimit.

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Fier është prokuroria, që i beson nje numër te konsiderueshëm kërkesash për hartim “Raportesh ne Fazë Hetimi”, Degës Territoriale te Shërbimit të Provës Fier. Po kështu edhe një numër të lartë kërkesash për hartim “RVI” për të miturit në konflikt me ligjin.

U referuan në takim edhe risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 63 te KP dhe nenit 101 te KDPM si një nga llojet e dënimeve alternative më suportuese ndaj të dënuarve me Shërbim Prove, si dhe u diskutua per aplikimin më të shumtë të këtyre alternativave nga ana e prokurorëve ne pretencat e tyre para gjykatës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   8   =