Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Korçë prezanton Shërbimin e Provës në Universitetin “Fan.S.Noli’’ Korçë

Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Korçë në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 26.05.2022, ora 12:00 ka zhvilluar  një takim me studentë dhe pedagogë  të degëve: Filozofi-Sociologji, Administrim dhe Politika Sociale dhe Administrim Publik,  të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane, të universitetit “Fan.S.Noli’’ Korçë me temë:‘’Prezantim mbi Shërbimin e Provës’’,për studentët të cilët  mund të ushtrojnë funksionet e tyre në  një nga fushat e sistemit të drejtësisë penale apo në institucionin e Shërbimit të Provës’’

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e studentëve me kompetencat e Shërbimit të Provës, llojet e dënimeve alternative që parashikon Kodi Penal dhe Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, si dhe me mënyrën e rekrutimit të punonjësve për t’u punësuar në këtë institucion.

U referuan nga ana jonë risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur, si dhe u prezantuan trajnimet që janë kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës dhe programi “Shqiptar-Suedez” në fushën e dretësisë penale për të mitur dhe dokumentat që janë hartuar për trajtimin e të miturive në konflikt me ligjin

Pas prezantimit tonë kishte pyetje dhe diskutime nga studentët dhe pedagoget.

Nga Dega Territoriale e Shërbimit te Provës Korçë ishin pjesmarrës drejtori i degës dhe specialisja e të miturve në konflikt me ligjin Xhensila Trebicka.

Nga fakulteti u shpreh dëshira që studentët të mund të zhvillojnë praktika mësimore pranë Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë, duke nënshkruar dhe një marrëveshje bashkëpunimi me institucionin tonë për zhvillimin e praktikave mësimore, shkembime informacioni, studime statistikore, punime shkencore e kërkimore në drejtim të Shërbimit të Provës, tema diplome, zhvillimin e leksioneve të hapura me lektorë të universitetit dhe punonjës të Shërbimit të Provës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 5   +   8   =