Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 25.08.2022, ora 10:00 zhvilloi një takim pune me një pjesë të stafit të Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik Korçë me temë: Informacion për bashkëpunimin që kemi patur midis Degës Territoriale të Shërbimit te Provës Korçë dhe Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik Korçë me qëllim rehabilitimin dhe riintegrimin e personave nën mbikëqyrje:
Qëllimi i këtij takimi ishte orientimi i personave që janë nën mikëqyrje në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë të zhvillojnë kurset e formimit profesional të ofruara nga D.R.F.P Korçë për punëkërkuesit e papunë, të regjistruar në zyrat e punësimit me qëllim riintegrimin e tyre në shoqëri dhe pjesmarrjen në tregun e punës. .
Gjatë takimit u shpjegua nga ana jonë roli i institucionit të Shërbimit të Provës në mështetjen e personave nën mbikqyrje për forminin profesional të tyre.
Morrëm një informacion të detajuar për llojet e kurseve profesionale që zhvillohen, periudhën kur zhvillohen, kohëzgjatjen e tyre, dokumentacion që duhet të plotësojnë, etj.
Stafi i Drejtorisë Rajonale të Ofrimit të Formimit Profesional Publik Korçë shprehu gadishmërinë e tij në rritjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve.
Në takim ishin pjesmarrës Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço,specialistja Xhensila Trebicka.