Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Krujë në tryezë diskutimi me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë

Në datë 09.06.2022 dega territoriale e Shërbimit të Provës Krujë, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve realizoi një tryezë diskutimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, me të pranishëm Drejtuesin e Prokurorisë, z.Petrit ÇANO; Prokurorin e Ekzekutimeve z.Florian BONJAKU; Oficerin e Policisë Gjyqësore, z.Arjan RESNJA dhe Koordinatoren e Subjekteve me Status të Posaçëm, znj. Aurora DINE.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e hasura gjatë zbatimit të vendimeve dhe u diskutuan strategjitë për zgjidhjen e këtyre problemeve, të cilat kemi konstatuar gjatë punës tonë të përbashkët. Dakordësuam për aplikimin e masave alternative për të miturit në konflikt me ligjin, duke patur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit dhe shmangien e tij nga ndjekja penale, në rastet kur kjo është e mundur.

Në përfundim të këtij takimi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, ofroi mbështetjen e saj për Shërbimin e Provës, për ndihmë e bashkëpunim,  si dhe  për krijimin e lehtësirave në mënyrë të shpejtë dhe efektive për zbatimin e vendimeve të Gjykatës me dënime alternative.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 1   +   6   =