Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Mat zhvillon takim me Gjykatën e Shkallës së Parë Mat

Sot me datë 29.06.2022 ora 13.00 u zhvillua takim midis Drejtorit të DTSHP Mat z.Roland Sulika dhe Kryetarin e Gjykatës së Shkallës së Parë Mat z.Artan Çupi në kuadrin e Planit Vjetor të Aktiviteteve të Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Mat me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe efikasitetit të ekzekutimeve të dënimeve alternative.
U diskutua në lidhje me risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për shërbimin e provës duke folur me konkretisht për dënimet alternative si një nga masat ndëshkuese më suportuese ndaj të dënuarve që përfshihen në vepra penale, aplikimin sa më shumë në vendimet penale të nenit 63 të K.P. “ punë me interes publik “,
Diskutimin mbi risitë më të fundit të legjislacionit të Shërbimit të Provës dhe për problematikat e hasura në vendime penale dhe gjatë ekzekutimit të vendimeve penale.
Midis këtyre dy institucioneve ka ekzistuar nje frymë shumë e mire bashkëpunimi dhe bashkërendimi në të gjitha momentet e ndryshimeve ligjore dhe problematikave të hasura që nga krijimi i Shërbimit të Provës e deri më sot dhe për këtë mbështetje jemi shumë falenderues.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 8   +   1   =