Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë zhvillon takim me Zyrën Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë zhvillon takim me Zyrën Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë

Ekzekutimi i dënimeve alternative në kompleks përfshin shumë aktorë dhe institucione të tjerë kyç në mbarëvajtjen e tyre.

Një ndër institucionet me të cilat Shërbimi i Provës bashkëpunon ngushtë është edhe Policia e Shtetit e cila në vazhdimësi jep ndihmën e saj në asistimin e ekzekutimit të dënimeve alternative por jo vetëm.

Sikurse shoqëria ndikohet nga lëvizjet globale dhe vendi ynë ëshë tashmë një pikë referimi për lëvizjet e shtetasve të huaj qoftë për banim apo edhe si urë kalimi nëpër shtete të ndryshme Europiane. Për rrjedhojë, shtetas të kësaj kategorie, sikurse edhe vendasit, janë edhe subjekt i kryerjes së veprave penale. Statistikisht në këtë popullatë mbizotëron vepra penale e “Kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme”

Duke marrë në konsideratë vështirësitë që hasen në njoftimin e shtetasve të huaj, pa një vendqëndrim të saktë në vendin tonë, por edhe në trajtimin e tyre, më datë 26.07.2022 Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të Zyrës Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Në falenderim të bashkëpunimit të deritanishëm me Policinë e Shtetit, në takim u diskutua mbi mundësitë e faciliteteve që mund të vendosen ndërmjet dy institucioneve në funksion të ekzekutimit të vendimeve penale me dënime alternative për shtetasit e huaj.

Zyra Vendore e Kufirit dhe Migracionit ofron bashkëpunimin dhe suportin e saj në gjetjen dhe njoftimin e shtetasve të huaj në territorin shqiptar si dhe në asistimin e ekzekutimeve të dënimeve alternative në vazhdimësi.

Mundësi të tilla bashkëpunimi janë një hap i rëndësishëm në ofrimin e një trajtimi efikas të shtetasve në mbikqyrje nga Shërbimi i Provës.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 7   +   7   =