DTSHP Vlorë organizoi takim ndërinstitucional me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë, në ambientet e këtij institucioni. DTSHP Vlorë u përfaqësua nga Drejtori Z. Françesko Muçaj dhe specialistja Zj. Nertila Llaçaj ndërda DVKM Vlorë nga Drejtori Z. Eduard Sulejmani, Shefi i Sektorit të Hetimit Z. Klodjan Jashari dhe Shefi i Sektorit të Kufirit Z. Ilir Imeri. U diskutua mbi mundësinë e evidentimit dhe njoftimin në pikat kufitare të të dënuarve me dënim alternatv nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri, për shtetasit të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe për të cilët nuk është bërë i mundur njoftimi i dënimit dhe detyrimeve në vendbanimin e deklaruar në Shqipëri, si dhe për shtetasit e huaj të dënuar me dënim alternativ nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri. U theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera të DTSHP Vlorë me Drejtorinë Vendore të Policisë të Qarkut Vlorë. Nga drejtuesi i DVKM Vlorë u theksua se ky bashkëpunim po kaq i fortë dhe efektiv do të ndërtohet edhe midis DVKM Vlorë dhe DTSHP Vlorë!
DTSHP Vlorë organizoi takim ndërinstitucional me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë
- September 28, 2022