FILLON PROGRAMI SHQIPTARO-SUEDEZ MBI DREJTËSINË PENALE PËR TË MITURIT

Në datën 24 janar 2018 pranë ambjenteve të Ministrisë së Drejtësisë u mbajt ceremonia hapëse zyrtare e fillimit të programit shqiptaro – suedez “ Forcimi i kapaciteteve të agjencive ligjzbatuese dhe gjykatave shqiptare për përmbushjen e standarteve të të drejtave të njeriut në drejtësinë për të miturit- Një qasje tërësore në zinxhirin e drejtësisë”. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin  Ministri i Brendshëm z.Fatmir Xhafaj, Ministrja e Drejtësisë znj.Gjonaj, Sekretari i Shtetit për Ministrinë e Çështjeve të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, z. Oscar Stenstrom, Drejtuesi i Operacioneve Mbështetëse të Paqes dhe Seksionit të Bashkëpuninimit për Zhvillimin Ndërkombëtar, Autoriteti Policor Suedez, z. Joakim Baltazarsson, përfaqësues të prokurorisë, gjykatës, policisë , burgjeve dhe shërbimit të provës.

Ky program adreson nevojat me të cilat përballet sot sistemi i drejtësisë penale, vecanërisht ai për të miturit në kuadrin e zbatimit të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit në vecanti dhe reformimit të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, parë në optikën e përafrimit të këtij sistemi me standartet e BE, trajtimit miqësor të të miturve në konflikt me ligjin, të miturve viktima dhe atyre dëshmitarë .

I planifikuar për t’u zbatuar përgjatë një periudhe 3 vjecare (2017-2020) programi mbulon fushat e rishikimit e zbatimit të legjislacionit, të përmirësimit dhe forcimit të mekanizmave e strukturave organizative të institucioneve ligjzbatuese shqiptare, forcimit të kapaciteteve të stafit përmes trajnimeve e udhëzimeve si dhe forcimit të bashkëpunimit e koordinimit të veprimtarisë mes këtyre institucioneve.

Programi financohet nga Suedia dhe do zbatohet nga Policia Suedeze, Autoriteti Suedez i Prokurorisë, Administrata Suedeze e Gjykatave Kombëtare dhe Shërbimi Suedez i Burgjeve dhe Provës së bashku me partnerët shqiptarë të institucioneve homologe.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   7   =