Mbështetur në Planin Vjetor të Aktiviteteve dega territoriale e Shërbimit të Provës Krujë realizoi takim në Prokuorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me problematikat e hasura, të cilat kanë qenë të pakta, e më së shumti për arsye teknike pasi gjatë takimeve dhe komunikimeve të herëpashershme ndërmjet dy institucioneve tona, janë diskutuar problematikat që kemi hasur, të cilave i kemi dhënë zgjidhje të menjëhershme.
Një pikë që u diskutua me rëndësi ishte mënyra se si do të procedohej në lidhje me vazhdimësinë , për shkak të hartës së re gjyqësore , ku sipas së cilës Prokuroria dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë më datë 01.05.2023 do të vazhdojnë funksionimin e tyre në Tiranë, dhe për këtë arsye diskutuam dhe dakortësuam që në vazhdimësi të informohet edhe Shërbimi i Provës, duke qenë të paqartë në lidhje me mënyrën se si do të procedohej dhe organizohej puna dhe ekzekutimi i dënimeve alternative në lidhje më së shumti për afatet kohore si dhe distancën territoriale për të cilat drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë z. Petrit Cano, shprehu disponibilitetin për të na informuar, ndihmuar dhe të krijuar lehtësira në zbatimin e vendimeve me dënime alternative.