Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha, zhvilluan takimin periodik të analizës së punës për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës, ku u diskutua mbi problematikat që has ky institucion dhe u vendosën objektivat në vazhdim.
Ristrukturimi, përmirësimi i akteve ligjore, digjitalizimi i proçeseve dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe kombëtar ishin disa nga temat kryesore të këtij takimi.
Vizioni jonë është një sistem i unifikuar i Shërbimit të Provës, proaktiv dhe inovativ, u shpreh Ministri i Drejtësisë.
Z. Manja, kërkoi përgjegjësinë maksimale nga të gjithë punonjësit në rradhët e këtij institucioni!
Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja, bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha, zhvilluan takimin periodik të analizës së punës për Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës
- October 17, 2022