Në datë 08.08.2022, DTSHP Shkodër ka realizuar takimin me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional. Në takim morën pjesë Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Formimit profesional Znj. Irma Lohja, specialiste të kësaj drejtorie, specialisja e DTSHP-Shkodër Znj. Elona Bilani dhe drejtori i DTSHP-Shkodër.
Objektivi i takimit ishte vazhdimësia e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Shpjegimi i punës dhe i detyrave funksionale të Shërbimit të Provës dhe ndihmesa që Formimi Profesional ofron për personat për të cilët gjykata ka vendosur një masë alternative dënimi, të cilët mund të kenë nevojë për trajnim profesional nëpëmjet kurseve që ofron DRFP-Shkodër. Ju informojmë se DRFP-Shkodër sjell pranë degës territoriale Shkodër çdo muaj listë e përditësuar të kurseve që ofron kjo drejtori. Kemi patur disa raste të cilat janë trajnuar pranë DRFP. U diskutua se, qëllimi i rehabilitimit dhe riintegrimit të personave të dënuar me masa alternative, është shumë më i arritshëm nëpërmjet ofrimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve. Takimi u zhvillua në frymë të plotë bashkëpunimi.