Në kuadër të planit vjetor të aktiviteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Kukës në datën 11.10.2022 zhvilloi një takim pune në Zyrën vendore arsimore Kukës me qëllim rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve lidhur me zbatimin me efikasitet të masave të shmangies dhe dënimeve alternative .
Në takim morën pjesë Drejtori Z.Albert Muja ,psikologe Znj.Brisilda Gashi ,drejtuesja e DTSHP Kukës znj.Morava Guri dhe specialistë Z.Beqir Basha dhe Znj.Xheni Axhami.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me zbatueshmërinë e Urdhërave të Ekzekutimit dhe praktikën e ndjekur nga DTSHP Kukës në trajtimin e rasteve me të mitur në konflikt me ligjin ,roli I Shërbimit të Provës në zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore për zbatimin me efikasitet të vendimeve gjyqësore .Gjithashtu u diskutua mbi autorizimin dhe planifikimin e një takimi informues me nxënës të shkollave 9- vjecare dhe të mesme për Kodin e Drejtësisë për të mitur ,masat alternative të shmangies dhe rolin e misionin e Shërbimit të Provës .Në përfundim të takimit u konkludua që të ndiqen me prioritet kërkesat tona për informacion mbi të miturit në rastet kur kërkohet raport vlerësimi nga gjykata dhe prokuroria gjithashtu rritja e bashkpunimit me psikologet e shkollave në trajtimin e rasteve sipas programeve individuale të trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin.