Për herë të parë Shërbimi i Provës dhe Ministria e Drejtësisë vlerësojnë cilësinë e shërbimit me sytë e përfituesve: fëmijëve në konflikt me ligjin

Për herë të parë Shërbimi i Provës dhe Ministria e Drejtësisë vlerësojnë cilësinë e shërbimit me sytë e përfituesve: fëmijëve në konflikt me ligjin

 

Sot më datë 21 nëntor, me pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, Drejtores Kombëtare të Terre des hommes në Shqipëri znj. Enkelejda Kallçiu dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Ervin Hoxha, janë prezantuar gjetjet dhe rekomandimet e të parit studim që sjell “Perceptimin e fëmijëve në konflikt me ligjin për efektivitetin dhe ndikimin e Shërbimit të Provës në riaftësimin e tyre në Shqipëri”. Ky studim është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe në vëmendjen e veçantë të Ministrit të Drejtësisë, z.Ulsi Manja dhe synon të kuptojë perceptimin e fëmijëve në konflikt me ligjin për efektivitetin e Shërbimit të Provës dhe ndikimin në rehabilitimin e tyre në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Provës të Shqipërisë.

 

“Ndërkohë që Projekt Strategjia e Drejtësisë për Fëmijët 2022 – 2026 dhe Plani i Veprimit janë në proçes konsultimi publik, ky studim me gjetjet e tij përbën një bazë të mirë për të përmirësuar metodologjinë dhe vijimin e punës për një drejtësi miqësore për çdo fëmijë që përballet me ligjin” – theksoi z. Manja.

 

Gjetjeve të studimit i kushtuan një vlerësim të veçantë edhe pjesëmarrës të rëndësishëm në fushën e drejtësisë penale për të mitur, si znj. Vasilika Hysi, zëvendësministri i drejtësisë z. Klajdi Karameta, përfaqësuesja e UNICEf znj. Ermira Shkurti, drejtore e Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve znj. Hasanllari, drejtore e Institutit të të Miturve, Kavajë, pedagoge znj. Zhaklina Peto, përfaqësues të Shërbimeve Sociale në Bashki, etj.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës z. Hoxha cilëson të suksesshëm dhe të vazhdueshëm ndër vite bashkëpunimin e Shërbimit të Provës me organizatën ndërkombëtare Terre des hommes.

Këtë rradhë bashkëpunimi ka sjellë një risi në kuadër të studimit drejtëpërdrejtë me përfituesit e trajtimit dhe shërbimeve të ofruara në degët derritoriale të Shërbimit të Provës, veçanërisht me të miturit në konflikt me ligjin. Shërbimi i Provës merr në konsideratë të gjitha rekomandimet e ekspertëve, në mënyrë që të ofrojmë një trajtim sa më efikas dhe të mundësojmë riintegrimin në shoqëri, të të miturve në konflikt me ligjin. Bazuar në rekomandimet e studimit të përfunduar në qershor të këtij viti, Shërbimi i Provës ka krijuar rrjetin e ekspertëve të trajtimit të të miturve, ka propozuar riorganizimin e strukturës, si dhe është mundësuar pjesërisht infrastuktura e nevojshme, dhe mbështetja financiare për specialistët të cilët punojnë drejt për së drejti me personat nën mbikëqyrje. Por ka ende shumë për të bërë, për të realizuar rekomandimet e studimit, e më tej, nëpërmjet bashkëpunimit me të gjithë aktorët që luajn rol kryesor në zhvillimin dhe trajtimin  e të miturve, duke filluar nga familja, si bërthamë e shoqërisë, si dhe me institucionet shtetërore, private, kombëtare e ndërkombëtare.

Shkarko studimin këtu   Studimi tdh – shp

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   8   =