Ka disa raste për të cilat i mituri në konflikt me ligjin drejtohet tek Shërbimi i Provës.
1.Kur gjykata ka vendosur ndaj tij një masë alternative, dënim jo me burgim sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, alternativa të dënimit me burgim sipas Kodit Penal dhe masave të tjera të përcaktuara në ligje të veçanta.
2.Kur gjykata ose prokuroria kërkon hartimin e raportit të vlerësimit individual për të mitur në konflikt me ligjin gjatë fazave të ndryshme të proçesit penal.
Jo, pasi programi ditor hartohet duke marrë në konsideratë vendbanimin ose vendqëndrimin e të miturit, si dhe rrethana individuale si mosha, kushtet e jetesës, mënyra e rritjes dhe e zhvillimit fizik, edukimi dhe arsimimi, gjendja shëndetësore, gjendja familjare ose rrethana të tjera që mund të ndikojnë në ekzekutimin e vendimit.
Po. Takimet zhvillohen në prani të mbrojtësit, prindit ose kujdestarit ligjor të të miturit.
Ne rastet e te miturve ka bashkepunim me disa organizata te cilat kane ofruar kurse trajnimi dhe punesim te perkohshem.
Në përfundim të ekzekutimit, specialisti i Shërbimit të Provës njofton me shkrim prokurorin për këtë fakt.
Në rast të shkeljeve të detyrimeve nga i mituri i vënë në provë, Shërbimi i Provës harton një proçesverbal paralajmërimi, i cili i njoftohet të miturit, prindit apo kujdestarit të tij ligjor, mbrojtësit. Nëse i mituri i shmanget ekzekutimit të vendimit, Shërbimi i Provës pasi të ketë verifikuar faktet dhe rrethanat i raporton prokurorit dhe sipas rastit i propozon ndryshimin e vendimit.
Tel: +355 4 2227928
Rruga ”Jordan Misja”, Ndërtesa 6/1, Hyrja 1, Kodi Postar 1016.