Seminari i parë mbi zhvillimin e një strategjie komunikimi për Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë

Seminari i parë mbi zhvillimin e një strategjie komunikimi për Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë

 

Në datë 7 Dhjetor 2022, në Ministrinë e Drejtësisë, në bashkëpunim me Justal u zhvillua seminari i parë mbi zhvillimin e një strategjie komunikimi për Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë.

Trajnimet kanë një rol të rëndësishëm ndër aktivitetet e ndryshme të kryera në kuadër të projektit të financuar nga BE “Asistencë Teknike për Mbështetjen e Zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë në Shqipëri”. Aktivitetet trajnuese në kuadër të Komunikimit do të përqendrohen në zhvillimin e kapaciteteve të komunikimit të stafit të emëruar të Ministrisë së Drejtësisë, institucioneve në varësi të saj, si dhe stafit të deleguar nga institucionet e pavarura të drejtësisë.

Seminari i parë i ofroi një hyrje në elementët kryesorë të zhvillimit të një strategjie komunikimi pjesëmarrësve nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, Qendra e Botimeve Zyrtare, Qendra për Parandalimin e Krimit të të Miturve dhe të Rinjve, Komiteti Shqiptar i Birësimeve, Drejtoria e Shkollës së Magjistraturës për Asistencë Ligjore Falas, etj,

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   2   =