Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Berat në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve , ka zhvilluar në datë 22.09.2022 takimin ndër-instucional me Zyrën Vendore Arsimore Berat, me qëllim autorizimin dhe planifikimin e zhvillimin e fushatave sensibilizuese mbi ndërgjegjësimin e nxënësve për masat alternative të shmangies në klasat e 8-ta, 9-ta dhe në gjimnaze, të parashikuara në ligjin nr.37/2017 ‘Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
Ky takim kishte tre objektiva kryesore :
– forcimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve
– prezantimi i rolit dhe misionit të Shërbimit të Provës, risitë e K.P. për të Mitur
– Organizimin për zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze,
Në këtë takim të mbajtur pranë ambjenteve të Zyrës Vendore Arsimore Berat me stafin e këtij institucioni dhe me stafin e Shërbimit të Provës Berat u diskutua rreth funksionimit dhe qëllimit të Shërbimit të Provës mbi procedurën e shmangies dhe rehabilitimit të të miturve në konflikt me ligjin duke u bazuar në legjislacionin përkatës.Tematikë e rëndësishme ishte diskutimi I rolit edukativ dhe parandalues i kryerjes së veprave penale nga të miturit , në ambjentet e shkollës në bazë të informimit mbi legjislacionit në fuqi për të miturin, në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, psikologët , mësuesit kujdestar dhe prindërit.
Stafi i Zyrës Vendore Arsimore Berat u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte për kryerjen e fushatës sensibilizuese dhe informuese për masat alternative të shmangies për të miturit nëpër shkollat e Qarkut të Beratit