Shërbimi i Provës Durrës në takim zyrtar me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Durrës

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Durrës, me datë 25.08.2022 ka zhvilluar takim në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Durrës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin: Drejtori i DRFP Durrës, z.Agim Karaj dhe Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Durrës, z. Arben Osmanllari.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkërendimi i punës midis dy institucioneve tona, për ofrimin e formimit profesional për të dënuarit me dënime alternative në funksion të rehabilitimit dhe ri-integrimit shoqëror të personave nën mbikëqyrje.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   7   =