Në këtë takim të mbajtur me kryetarin e Bashkisë Cerrik Z.Andis Salla, Përgjegjësen e e Sektorit të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve Znj.Eglantina Brahi dhe Juristen e bashkisë e cila merret me shkresat e Punës me Interes Publik Znj.Resina Jaupaj është realizuar takimi informues dhe prezantues në ambientet e kësaj bashkie, mbi bashkëpunimin e mëtejshëm që duhet të ketë Shërbimi Provës me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve Cerrik, mbi trajtimin e të miturve në konflikt me ligjin, si edhe me trajtimin dhe mbikëqyrjen e personave që mbikëqyren nga Bashkia Cerrik për punën me interes publik.
Z.Andis Salla, kryetari i Bashkisë Cerrik, shprehu interes për një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi gjithashtu, jo vetëm për ndërhyrjen e trajtimit të të miturve por për të gjitha rastet që kanë nevojë bashkëpunimi, e cila kërkon ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e krimit me qëllim rehabilitimin, riintegrimin e tyre, si dhe shmangien e uljes së recidivizmit.