Shërbimi i Provës Fier zhvillon takim me Bashkinë Roskovec

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier në kuadër të zhvillimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datë 24.06.2022, nga ora 10:00-11:45 ka zhvilluar një takim me zyrtar të Bashkisë Roskovec, pranë ambjenteve të  Këshillit të Bashkisë Roskovec, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit  midis dy institucioneve.

Pjesëmarrës në takim ishin Drejtori i Deges Territoriale të Shërbimit te Proves Fier z.Eduart Buzi, Specialistja zj.Anxhela Rusta (e ngarkuar me punë për rastet e të miturve në konflikt me ligjin), Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë Roskovec zj. Delina Hoxha, Drejtoresha e Shërbimit Social dhe Projekteve në Bashkinë Roskovec zj. Enirjeta Shehu, Drejtori Juridik dhe Burimeve Njerëzore z.Elis Apostoli, Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimit Social zj.Sidorela Saliaj, të cilët trajtojnë rastet e dënimit alternativ “Kryerja e një pune në interes publik” për të rriturit dhe të miturit në konflikt me ligjin pranë kësaj bashkie.

Ky takim kishte si objektiva kryesore:

  • Analizimin e problematikave të dala midis dy takimeve tona;
  • Trajtimi i një rasti konkret i një te miture në konflikt me ligjin, rast me specifika të veçanta;
  • Rritja e bashkëpunimit për një bashkërendim më të mirë të punes midis dy institucioneve, në ndjekjen dhe zbatimin e detyrimeve qe rrjedhin nga neni 63 i K.Penal;
  • Përmirësimi i praktikave bazuar në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, në lidhje me të miturit në konflikt me ligjin, dënuar sipas nenit 63 të Kodit Penal dhe nenit 101 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, duke mbajtur në konsideratë interesin më të lartë të të miturit;
  • Përmirësimin e praktikave lidhur me “Raportet e Vlerësimit për të Miturit” hartuar nga “Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve” pranë bashkive;
  • Diskutim në lidhje me draft marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror.

U referuan risitë që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur dhe ndryshimet e legjislacionit për Shërbimin e Provës duke diskutuar për nenin 63 të KP dhe nenit 101 të KDPM si një nga llojet e dënimeve alternative më suportuese ndaj të dënuarve me Shërbim Prove, si dhe u diskutua në lidhje me draft marrëveshjen  e bashkëpunimit midis dy institucioneve në nivel vendor dhe qëndror. Nga takimi pati diskutime dhe shkëmbime idesh në lidhje me rastet qe jane trajtuar nga te dy institucionet.

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 9   +   8   =