Shërbimi i Provës Kavajë organizon takim pune në IEVP Rrogozhinë. 

Shërbimi i Provës Kavajë organizon takim pune në IEVP Rrogozhinë. 

Bazuar në Planin Vjetor të Aktivitete, më datë 30.09.2022, u zhvillua një takim pune midis Degës Territoriale të Shërbimit të Provës, Kavajë me stafin drejtues të IEVP Rrogozhinë.

Takimi u zhvillua në ambjentet e IEVP-së, me pjesmarrjen e stafit të ShP Kavajë, drejtorit të IEVP-së, z. Kole Kukaj, shefit të policisë, stafit juridik dhe edukues.

Baza Ligjore :

– Kodi Penal

– Ligji për Shërbimin e Provës

– Ligji për Ekzekutimin e Vendimeve Penale.

– Marrëveshja e Bashkëpunimit midis DPSHP dhe DPB

Bazuar edhe në Axhendën e Takimit, të dakortësuar paraprakisht, në takim u diskutuan tema të bashkëpunimit midis  dy institucioneve, dhe konkretisht :

– Bashkëpunimi midis dy institicioneve, bazuar në KP, kuadrin ligjor dhe në MB midis institucioneve; përmiresimi i këtij bashkëpunimi, në funksion të zbatimit të procedurave, afateve ligjore dhe ekzekutimit të Vendimeve Penale. 

– KP, Neni 58 (Gjysëmliria), procedurat që ndiqen, roli dhe bashkëpunimi midis IEVP dhe SHP, bazuar në Udhëzimet e drejtorit të Përgjthshëm, respektive.  

– Kërkesat për “Lirim me kusht” dhe “Qëndrim në shtëpi”,  bazuar në KP, neni 64, neni 59/a,  procedurat e ndjekura, roli i  IEVP  dhe SHP dhe bashkëpunimi gjatë procesit të gjykimit nga Gjykata. 

-Informimi i të dënuarve, njohja me SHP, procedurat dhe programet që ndjek, roli i SHP gjatë gjykimit te kërkesave për “Lirim me kusht”, dhe “Qëndrim në shtëpi”, roli dhe procedurat e SHP, pas lirimit dhe programet rehabilituese. 

Në fund të takimit u zhvillua një diskutim i hapur me të dënuarit, në forme pyetje-përgjigje, lidhur me temat e sipërpërmendura. 

 

Objektivat e takimit ishin :

– Përmiresimi i bashkëpunimit midis institucioneve, lidhur kjo me aktet që IEVP depoziton në Gjykate, gjatë gjykimit të kërkesave bazuar në KP, nenet 59/a dhe 64 dhe zhvillimin e intervistave me të dënuarit. 

– Informimi i të dënuarve, njohja me procedurat dhe programet e SHP gjatë gjykimit të kerkesave për “Lirim me kusht”, dhe “Qëndrim në shtëpi”,  procedurat pas lirimit dhe programet rehabilituese.

Gjatë takimit dhe diskutimeve, u shpreh angazhimi i stafeve të dy institucioneve për përmiresimin e bashkëpunimit, në ndjekje të procedurave, në zbatim të Vendimeve Penale.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 4   +   8   =