Shërbimi i Provës Korçë takim informues në IEVP Korçë

Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në bashkëpunim me drejtorinë e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penalë Drenovë- Korçë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 22.08.2022,ora 10:30 zhvilloi një takim informimi me disa të dënuar që vuajnë dënimin pranë Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penalë Drenovë – Korçë për informimin e tyre mbi përfitimin e dënimeve alternative gjatë vuajtjes së dënimit.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i të dënuarve mbi përfitimin e dënimeve alternativë gjatë vuajtjes së dënimit.

Në formën e një diskutimi u shpjegua nga ana jonë roli i institucionit të Shërbimit të Provës,baza ligjore e funksionimit të tij, llojet e dënimeve alternative të dënimit me burgim, mënyra se si mund të përfitohen dënimet alternative gjatë vuajtjes së dënimit,planet individuale të trajtimit që ne ndjekim me të mbikqyrurit që ‘’lirohen me kusht’’ ose me “qëndrim në shtëpi” dhe mënyrën e riintergrimit të personave të dënuar, pasi përfitojnë dënimet alternative. Nga të dënuarit kishte pyetje dhe diskutime.

Në takim ishin pjesmarrës Drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço,specialistja Xhensila Trebicka dhe specialistë të sektorit të edukimit të Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penalë Drenovë- Korçë .

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   5   =