Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Korçë në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datën 24.06.2022, ora 10:00 zhvilloi një takim pune me drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë znj. Dhorina Theodhori me temë: “Takim me qëllim diskutimin e problematikave të hasura lidhur me zbatimin e dënimeve alternative dhe masave alternative”
Qëllimi i këtij takimi ishte ecuria e bashkëpunimit në zbatimin e dënimeve alternative dhe masave alternative, promovimin e aplikimit të masës së shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin dhe dërgimi nga ana e prokurorisë të raporteve të vlerësimit individual për të miturit në konflikt me ligjin.
Gjatë takimit u dha një informacion nga ana jonë për problematikat që hasim në lidhje me zbatimin e dënimeve alternative, rastet e vecanta të raporteve të mospërmbushjeve të dërguara në prokurori për të cilat nuk kemi marrë përgjigje,vendimet e përfundimit të dënimit alternativ të cilat nuk janë dërguar nga prokuroria për disa të mbikqyrur që kanë përfunduar dënimin alternativ me sukses,masat e shmangies nga ndjekja penale për të miturit në konflikt me ligjin që kemi ekzekutuar,si dhe në bazë të pikës a dhe b, të nenit 47, të ligjit nr.37/2017’’Kodi i Drejtësisë Penale Për të Mitur’’ u kërkua nga ana jonë që prokuroria të na kërkojë të hartojmë raporte të vlerësimit individual për të miturit në konflikt me ligjin,sepse nuk kemi patur asnjë kërkesë .
Drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë ofroi mbështjen e saj për zgjidhjen e shpejtë të problematikave të trajtuara nga ana jonë.
Në takim nga ana e Shërbimit të Provës ishte drejtori i Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Korçë z. Kiço Koço dhe specialistja e të miturve znj. Xhensila Trebicka.