Shërbimi i Provës Krujë takim në IEVP-në Fushë Krujë.

Shërbimi i Provës Krujë takim në IEVP-në Fushë Krujë.

  Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Krujë, përfaqësuar nga Drejtuesja e DTSHP Krujë znj. Arlinda Shino, më datë 28.09.2022, ka zhvilluar  një takim në kuadër të bashkëpunimit institucional me IEVP-në Fushë Krujë, takim në të cilin ishin të pranishëm : Drejtori IEVP-së Fushë Krujë z. Qazim Hoxha,  Zv/ Drejtori z. Dritan Neli,  Përgjegjësi i Sektorit Ligjor z. Leonard Mardoda, Përgjegjes i Ruajtjes dhe Sigurisë Fizike z.Fatjon Sadikaj, Përgjegjës i Sektorit dhe çështjeve shoqërore z. Besmir Mema, Specialist i sektorit ligjor z. Mario Brari, si dhe edukatorët e punonjës të tjerë të IEVP-së Fushë Krujë.

  Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis dy institucioneve dhe për përfitimin që i mundësohet nga Shërbimi i Provës Krujë personave që vuajnë dënimin në këtë IEVP. Gjatë takimit pati bashkëbisedime e shkëmbime idesh në lidhjet me dënimet alternative të “Lirimit me kusht” sipas nenit 64 të Kodit Pena  “Qëndrimit në shtëpi” sipas nenit 59/a të Kodit Penal, dhe mënyrat e riintegrimit dhe rehabilitimit në shoqëri të të dënuarve pas daljes nga ambjentet e IEVP-së dhe nënshtrimit të trajtimit më pas nga ana e Shërbimit të Provës.

 Gjithashtu, përveç problematikave të hasura përgjatë viteve të cilat kanë qenë pothuajse të pakta, me rëndësi u diskutua edhe mbi mënyrat e hartimit të Raporteve të Vlerësimit, si dhe  u diskutua gjerësisht edhe mbi mënyrat e përmirësimit të punës dhe trajtimit me objektivitet e profesionalizëm të çdo rasti, duke forcuar në këtë mënyrë edhe më shumë bashkëpunimin institucional midis Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Krujë dhe IEVP-së Fushë Krujë.
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 6   +   7   =