Shërbimi i Provës Tiranë organizon takim me Zyrën Vendore Arsimore.

Shërbimi i Provës Tiranë organizon takim me Zyrën Vendore Arsimore

Në datë 28.09.2022, në ambjentet e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Tiranë u zhvillua takim me drejtuesen e këtij institucioni dhe përfaqësues të Degës Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë. Në këtë takim u trajtuan:

  • Problematikat dhe nevojat komplekse të të miturve në konflikt me ligjin si dhe ndërveprimi që specialisti i Shërbimit të Provës që trajton çështjet e të miturve, duhet të ketë me aktorë të tjerë si psikologu, punonjësi social, oficeri i sigurisë etj pranë shkollave të arsimit parauniversitar,
  • Rëndësia e bashkëpunimit me Oficerin e Sigurinë në shkolla si burim informacioni në hartimin e raporteve individuale të vlerësimit për të miturit në konflikt me ligjin,
  • Mbi mënyrën e bashkëpunimit në rastet kur gjykata ka vendosur detyrimin që i mituri të ndjekë arsimin; § koordinim institucional për regjistrimin apo ndjekjen e arsimit për të miturit në konflikt me ligjin nga komuniteti rom dhe egjyptian,
  • Nevojën e hartimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me qëllim përfshirjen e Shërbimit të Provës në kurrikulat mësimore për t’u njohur me rolin e Shërbimit të Provës si dhe Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Në takim morën pjesë Erjeta Alhysa (Drejtore e ZVATiranë), Përfaqësues të ZVA Tiranë, Eriant Kulluri (DTSHPT),  Marius Skënderi (DTSHPT), Eriona Kola (DTSHPT) dhe Migena Koçollari (DTSHPT).
Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   8   =