Shërbimi i Provës Tropojë takim me Zyrën Vendore të Punësimit Tropojë
Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Tropojë, përfaqësuar nga Drejtori i DTSHP Tropojë z. Sami Tafaj dhe Specialistja znj. Valjona Boshnjaku, sot në datë 20.09.2022, ka zhvilluar një takim me Punonjësit e Zyrës Vendore të Punësimit Tropojë, me Përgjegjësin e ZVP Tropojë Z. Dritan Saraçini, me specialisten me punëdhënësit znj. Vjollca Vakaj dhe me specialisten me punëkërkuesit znj. Esmeralda Leci.
Në këtë takim u diskutua mbi bashkëpunimin midis dy
institucioneve për mbështetjen dhe përfitimin e personave të dënuar me në nga dënimet alternative që janë nën mbikëqyrje nga DTSHP Tropojë, për mundësitë e punësimit që ofrohen por edhe për programet e aftësimit profesional që Zyra Vendore e Punësimit Tropojë ofron së bashku me subjektet private të punëdhënësve që operojnë në Qytetin e Tropojës, por me rëndësi të veçantë
u diskutua mbi te miturit në konflikt me ligjin, dhe mundësitë që atyre i ofrohen për tu riintegruar në shoqëri.
Zyra Vendore e Punësimit Tropojë ofron Kurse Profesionale falas për të gjithë personat që janë punë kërkues dhe që plotësojnë kriteret e moshës, në fushën e Hoteleri turizëm, Qëndestari, Parukeri Estetike.