SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN INSPEKTOR NË DREJTORINË E INSPEKTIMIT DHE SHËRBIMEVE KOMUNITARE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurrim për pozicionin:
Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
- Organizon dhe kryen inspektim apo hetim administrativ, në DTSHP në zbatim të Urdhrit të nxjerrë nga Drejtori i Përgjithshëm, në pëputhje me Ligjin nr. 78/2020, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
- Në përputhje me programet vjetore apo periodike të DPSHP, merr pjesë në grupe kontrolli, harton programin e punës për procesin konkret të inspektimit, me të cilin është ngarkuar me Urdhër të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm dhe zbaton programin e miratuar prej tij.
- Mban përgjegjësi të plotë për saktësinë e të dhënave të grumbulluara gjatë proceseve të inspektimit, si dhe të pasqyruara në aktet përfundimtare, gjithashtu dhe për përfundimin e inspektimit në afatin e përcaktuar;
- Raporton në mënyrë periodike për kryerjen e detyrave tek Drejtori i Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe përgatit aktin mbi përfundimin e inspektimit të kryer, sipas standardeve të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm;
- Krijon dosjen përkatëse të inspektimit, në përbërje të së cilës administrohen Urdhri përkatës i Drejtorit të Përgjithshëm, Akti i Inspektimit, provat shkresore, Projekt Raporti i Inspektimit dhe Raporti Përfundimtar i Inspektimit;
- Asiston dhe jep konsulencë profesionale për përgatitjen apo hartimin e materialeve të ndryshme, për pjesëmarrje në seminare dhe veprimtari të tjera të miratuara nga Drejtori i Përgjithshëm;
- Organizon dhe ofron këshillim dhe mbështetje teknike, si një aspekt i rolit monitorues të punës së DTSHP.
- Propozon dhe siguron trajnimin përkatës, kur kërkohet nga njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore;
- Zbaton me përpikmëri Rregulloren që standartizon procesin e inspektimit;
- Përgjigjet për përmbushjen e detyrave përpara eprorit direkt, si dhe drejtpërdrejtë përpara Drejtorit të Përgjithshëm;
- Merr pjesë në grupe pune apo komisione të ndryshme në dobi të veprimtarisë së DPSHP.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojë minimalisht Diplomë ‘Master Profesional’ në degët psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji. Edhe diploma “Bachelor” duhet të jetë në njëjtën fushë.
b – Të kenë të paktën 2 vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave 23.10.2024.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
1 – Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”.
2 – Ligjin nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
3 – Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
4 – Ligjin nr. 7905, Datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
5 – Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
6 – V.K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
7 – Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
8 – Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
9 – Rregulloren e brendshme të Shërbimit të Provës.