Shpallje procedure konkurimi për pozicionin Specialist në Degët Territoriale të Shërbimit të Provës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës

SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN SPECIALIST NË DEGËT TERRITORIALE TË SHËRBIMIT TË PROVËS, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS

Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:

  • 5 (pesë) Specialist në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Tiranë.
  • 2 (dy) Specialist në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Durres.
  • 4 (katër) Specialist në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Fier.
  • 1 (një) Specialist në Degën Territoriale të Shërbimit të Provës Dibër.

 

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

  1. Përgjigjet para Drejtorit të DTSHP për mbikëqyrjen e të dënuarve me masa alternative, dënimeve jo me burgim sipas Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, alternativave të dënimit me burgim sipas Kodit Penal, si dhe masave të tjera të përcaktuara me ligje të veçant me qëllim realizimin e misionit të DTSHP;
  2. Mbikëqyr ekzekutimin e dënimeve alternative ndaj personave nën mbikëqyrje në zbatim të vendimeve gjyqësore dhe urdhrit të ekzekutimit të prokurorit;
  3. Kërkon dhe mbledh të dhëna personale, familjare, të mjedisit shoqëror, social, ekonomik, masën e dënimit, mbi bazën e të cilave harton Programin Individual të Trajtimit për çdo të mbikëqyrur në përputhje me dënimin alternativ përkatës dhe legjislacionin në fuqi ose edhe bazuar në marrëveshjet dypalëshe me institucionet e tjera;
  4. Ndihmon dhe mbështet personin nën mbikëqyrje për riintegrimin e tij në shoqëri, duke e referuar atë pranë institucioneve dhe strukturave shtetërore kompetente për punësimin, strehimin, formimin profesional dhe strukturat përgjegjëse për shërbimet sociale në njësitë e vetëqeverisjes vendore;
  5. Për të miturit në konflikt me ligjin ofron gjithashtu mbështetje për ndjekjen e arsimit përkatës nga i mituri;
  6. Adreson problematikat për punësim, strehim, arsimim, kualifikim dhe nevojat për mbrojtje sociale të personit nën mbikëqyrje, në mënyrë që të reduktohet në të ardhmen rreziku i recidivizmit dhe të mundësohet riintegrimi i tij në shoqëri;
  7. Harton raporte vlerësimi për të pandehurin dhe të dënuarit dhe/ose raporton pranë prokurorisë dhe gjykatës në përputhje me Kodin Penal, Kodin e Proçedurës Penale, Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, legjislacionin në fuqi për ekzekutimin e vendimeve penale dhe aktet e tjera ligjore apo nënligjore në fuqi;
  8. Informon Prokurorinë mbi cdo shkelje të detyrimit alternative qe rrjedh nga vendimi gjyqësor duke i përcjellë edhe shkaqet e mospërmbushjes;
  9. Harton Raportin për përfundimin e periudhës së mbikëqyrjes dhe njofton prokurorin.

 

Kërkesat e pozicionit

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a) Mbajtësi i këtij pozicioni duhet të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në degët: psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji, apo diplomë të njësuar me të, sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë;

b) Të ketë përvojë pune jo më pak se 1 vit në profesion.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
  • Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.

Afati për dorëzimin e dokumentave 13.11.2024

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

  1. Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës”, i ndryshuar.
  2. Ligjin nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
  3. Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  4. Ligjin nr. 7905, datë 21.3.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar
  5. Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
  6. K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës
  7. Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
  8. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
  9. Rregulloren e brendshme të Shërbimit të Provës.

 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   7   =