SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN SPECIALIST NË SEKTORIN E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, ÇËSHTJEVE LIGJORE DHE PROKURIMEVE NË DREJTORINË E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë l9.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurim për pozicionin:
- Specialist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse, Çështjeve Ligjore dhe Prokurimeve në Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
Specialist i Burimeve Njerëzore Specialisti i Burimeve Njerëzore ka këto përgjegjësi:
- Informon Drejtorin e Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse për detyrat kryesore të ngarkuara;
- Plotëson Regjistrin Qendror të Personelit me të dhënat për arsimin, trajnimin, rekrutimin, marrëdhëniet e punës, dosjet e personelit dhe librezat e punës, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Harton dokumente të ndryshme sipas nevojave të institucionit dhe kërkesave të adresuara;
- Monitoron zbatimin e orarit të pushimeve vjetore;
- Merr pjesë në procesin e hartimit të strukturës, strukturës organizative të institucionit dhe përshkrimeve të vendeve të punës;
- Mbështet nevojat e veprimtarisë së institucionit me burime njerëzore të kualifikuara dhe kujdeset për zhvillimin e karrierës së tyre nëpërmjet kualifikimeve, trajnimeve dhe zhvillimit të tyre.
- Ndjek dhe zbaton procedurat ligjore për menaxhimin e burimeve njerëzore;
- Identifikon nevojat e Shërbimit të Provës për burime njerëzore dhe kualifikimin e tyre, duke bashkëpunuar me DPSHP;
- Harton dhe përgatit akte për emërim, shkarkim dhe çdo akt tjetër për krijimin, ndryshimin ose zgjidhjen e marrëdhënieve financiare dhe të punës për punonjësit e Shërbimit të Provës;
- Harton përshkrimet e punës në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse për pozicionet e punës në Shërbimin e Provës.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të të zotërojë minimalisht diplomë të nivelit “Master Profesional” në degët: psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologji. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim;
h- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves,
Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave 20.12.2024
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 78, 25.06.2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar,
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative“, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131 datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në Administratën Publike”.
- Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
- Ligjin nr. 7961, datë12.07.1995 “Kodi i Punes se Republikes së Shqipërisë”, i ndryshuar.
- VKM NR. 511, DATË 24.10.2002 “Për Kohëzgjatjen e Punës dhe të Pushimit ne Institucionet Shetërore”, i ndryshuar.
- VKM- 325 datë 31.05.2023 “Për miratimin e strukturës së pagave niveleve të pagave dhe shtesave të tjera, dhe shtesave të tjera mbi pagë të zvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe disa nëpunësve në disa institucione të administatës publike”, i ndryshuar.
- VKM nr. 326, datë 31.5.2023 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, i ndryshuar.
- Rregulloren e Brendshme e Shërbimit të Provës, miratuar, Nr. 4523/2 Prot, me Urdher nr. 446, datë 19.09.2024 të Ministrit të Drejtesisë.