SHPALLJE PROCEDURE KONKURRIMI PËR POZICIONET DREJTOR NË DEGËT TERRITORIALE TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligjit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë11.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës” i ndryshuar, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Proves shpall procedurat për konkurrim për pozicionet:
-Drejtor në Degën Territoriale të Shërbimit të Proves Kurbin,
-Drejtor në Degën Territoriale të Shërbimit të Prove Durrës,
-Drejtor në Degën Territoriale të Shërbimit të Proves Sarandë,
-Drejtor në Degën Territoriale të Shërbimit të Proves Lezhë,
-Drejtor në Degën Territoriale të Shërbimit të Proves Tiranë,
-Drejtor në Degën Territoriale të Shërbimit të Proves Tropojë,
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
– Mbikëqyr dhe garanton zbatimin e dënimeve alternative me qëllim mbrojtjen e interesave publike dhe parandalon kryerjen e veprave penale;
-Miraton raportet e vlerësimit për të pandehurit, të dënuarve me burgim si dhe personave nën hetim, duke përgatitur raportet përfundimtare të cilat raportohen në prokurorinë dhe gjykatën sipas rasteve të përcaktuara në kuadrin ligjor;
– Siguron bashkëpunimin me institucionet e tjera në nivel qëndror, vendor në të mirë të procesit të riintegrimit të të dënuarve në komunitet;
– Përgatit procedurat dhe praktikat shkresore për zbatimin e orientimeve dhe detyrave, kërkesave dhe urdhrave për të cilat është marrë vendim nga instanca përkatëse;
– Garanton vendosjen e kontaktit të parë me të dënuarin brenda afateve për urdhrin e ekzekutimit të prokurorit për vendimin penal gjyqësor që ka caktuar dënimin alternativ;
– Identifikon regjistrin e riskut, vlerësimin, kontrollin e risqeve që vënë në rrezik arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të vemprimtarisë të Degës Territoriale të Shërbimit të Provës dhe ia paraqet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës;
– Krijon dhe ruan regjistrin themeltar të personave të dënuar, regjistrin e kërkesave/ankesave, regjistrin e shkeljeve të planit individual të trajtimit, regjistrin e ngjarjeve të rënda, regjistrin e OJF-ve dhe institucioneve të tjera që ofrojnë këshillim/asistencë ose vende pune për të dënuarit me dënim alternativ.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike në Psikologji/Sociologji/Punë Sociale/Shkenca Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard - Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergjithshme e Sherbimit të Proves, Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë. Afati për dorëzimin e dokumentave 25.09.2024.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 78, datë 25.06.2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës” i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 79, datë 25.06.2020, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 7905, datë 21.03.1995, “Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 37, 30.03.2017, “Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44, 30.04.2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike”;
– Njohuritë për Rregulloren e Brëndshme të Shërbimit të Provës, të miratuar me urdhër të ministrit nr. 446, datë 19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së përgjithshme të Shërbimit të Provës”.