SHPALLJE PROCEDURE KONKURIMI PËR POZICIONIN DEJTOR I DREJTORISË SË INSPEKTIMIT DHE SHËRBIMEVE KOMUNITARE, NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË SHËRBIMIT TË PROVËS
Në zbatim të ligjit Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë” ndryshuar, dhe të Ligiit nr.78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit tê Proves” i ndryshuar, si dhe urdhrin e Ministrit të Drejtësisë nr. 446 datë 19.09.2024, “Për miratimin e rregullores së Brendshme të Shërbimit të Provës”, Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimit të Provës shpall procedurat për konkurrim për pozicionin:
Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës së Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe raportimin përpara Drejtorit të Përgjithshëm;
- Organizon, planifikon, bën ndarjen e detyrave në përputhje me ligjin, aktet nënligjore në fuqi dhe urdhërat, udhëzimet apo aktet e tjera me karakter administrativ të nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm, si dhe kontrollon realizimin e detyrave nga punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare;
- Siguron bashkërendimin e punës ndërmjet punonjësve të Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe njësive të tjera strukturore të institucionit, në përputhje me detyrat e përgjithshme apo të veçanta që dalin nga udhërat, udhëzimet, aktet e tjera me karakter administrativ apo porositë, me shkrim apo me gojë, të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës;
- Në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm, Drejtorinë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtorët apo Specialistët DTSHP-ve, përgatit dhe propozon politika apo strategji, si dhe bën studime të ndryshme për një mirëfunksionim sa më të mirë dhe për rritjen e efiçensës së DPSHP dhe DTSHP-ve në funksion të misionit, vizionit dhe detyrave që ligji i ngarkon DPSHP-së;
- Bën analizën e punës dhe vlerësimin e punonjësve që ka nën varësi, çdo tre muaj apo në fund të çdo viti, dhe i paraqet Drejtorit të Përgiithshëm një relacion të detajuar për sa më sipër, duke bërë për çdo rast edhe propozime konkrete;
- Harton kërkesat për trajnim për punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare;
- I propozon Drejtorit të Përgjithshëm masa disiplinore për punonjësit e Drejtorisë së Inspektimit dhe Shërbimeve Komunitare dhe për punonjësit e DTSHP-ve në rast mospërmbushjeje të detyrave të ngarkuara, thyerjes së disiplinës në punë apo të rregullave të etikës, si dhe për raste të tjera të parashikuara me ligj.
Kërkesat e pozicionit
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- – Të zotërojë minimalisht Diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 Vite akademike në degët psikologji, drejtësi, punë sociale ose sociologii. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
- – Të kenë të paktën 5 Vite përvojë pune në profesion.
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe eSportit;
c- Fotokopje të librezës së punës të noterizuar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt, Rekomandim;
h- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Pergiithshme e Sherbimit të Proves,
Rruga Jordan Misja ndërtesa 6/1 hyrja 1 kodi postar 1016 Tiranë.
Afati për dorëzimin e dokumentave 18.10.2024.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
- Ligjin nr. 78/2020 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Shërbimit të Proves”.
- Ligjin nr. 79/2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”.
- Ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 7905, Datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 37/2017 “Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”.
- K.M nr.421 date 08.07.2021 “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Shërbimit të Provës”.
- Ligjin nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, i ndryshuar.
- Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”.
- Rregulloren e brendshme të Shërbimit të Provës.