Shqipëri-Kosovë, ekipet nisin punën për zbatimin e marrëveshjeve qeveritare në fushën e drejtësisë

Shqipëri-Kosovë, ekipet nisin punën për zbatimin e marrëveshjeve qeveritare në fushën e drejtësisë.Shqipëria dhe Kosova nisin punën për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive në fushën e drejtësisë. Takimi i parë u zhvillua në Prishtinë ku në fokus ishte njohja e provimit të jurisprudencës, lehtësimi i procedurave për ushtrimin e profesioneve të lira në të dy vendet. Gjithashtu, vëmendje e veçantë i’u kushtua edhe diskutimeve për të mundësuar një marrëveshje bashkëpunimi mbi zbatimin nga ana e Shërbimit Sprovues të Kosovës, të urdhrave të ekzekutimit për shtetasit kosovarë, ndaj të cilëve gjykatat shqiptare kanë vendosur një dënim alternativ.  

Shërbimi i Provës në Shqipëri, që prej themelimit në vitin 2009 deri më tani, ka mbikëqyrur më shumë se 250 shtetas kosovarë, ndaj të cilëve gjykatat shqiptare kanë vendosur një dënim alternativ.  

Në mënyrë që të lehtësohet zbatimi i dënimit alternativ për shtëtasit kosovarë, duke ulur edhe kostot për personat nën mbikëqyrje, përfaqësuesit kanë zhvilluar diskutime të frytshme në kuadër të marrëveshjeve qeveritare në fushën e drejtësisë 

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 3   +   2   =