Takime informuese janë mbajtur nga drejtori i DTSHP Përmet znj. Merita Hodaj dhe janë organizuar në bashkëpunin dhe nën kujdesin e drejtorit z.Kostandin Meshini dhe zv.drejtorit znj.Elona Jaçe si dhe mësuesve përgjegjës.

Në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve, në datat 23, 24 dhe 25 nëntor Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Përmet ka mbajtur takime informuese me klasat e X, XI dhe XII të shkollës së mesme “Sami Frashëri”, Përmet. Takimet informuese janë mbajtur nga drejtori i DTSHP Përmet znj. Merita Hodaj dhe janë organizuar në bashkëpunin dhe nën kujdesin e drejtorit z.Kostandin Meshini dhe zv.drejtorit znj.Elona Jaçe si dhe mësuesve përgjegjës.

Qëllimet kryesore të takimeve ishin:

– informimi i nxënësve të shkollës së mesme (klasat X, XI dhe XII) mbi përgjegjësinë penale,

– prezantimi me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe masat alternative të shmangies.

– prezantimi me rolin dhe detyrat e shërbimit të provës në drejtësinë penale dhe veçanërisht në atë për të miturit në konflikt me ligjin.

Gjatë këtyre orëve të hapura nxënësit u njohën me konceptet përgjegjësi penale, mosha për përgjegjësi penale dhe konceptin e veprës penale. Nxënësit gjithashtu u njohën me Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, të drejtat e të miturve në procesin penal, masat alternative të shmangies, dënimet alternative dhe rolin e shërbimit të provës në zbatimin e tyrë.

Informacioni i dhënë u shoqërua edhe me shembuj praktikë për të rritur interesin, për të nxitur diskutimin dhe për të bërë me të lehtë marrjen e informacionit.

Nga ana e nxënësve është treguar vëmendje dhe interes pasi njohuritë e tyre në fushën penale ishin të kufizuara edhe pse tashmë kanë mbushur moshën për përgjegjësi penale. Ndërsa nxënësit nuk kishin asnjë njohuri mbi Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur.

Nga stafi i shkollës është kërkuar që takime të tilla informuese nga shërbimi i provës të bëhen të përvitshme duke u bërë pjesë edhe e programeve edukuese të institucionit arsimor.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   10   =