TAKIMI NËNTOR 2015 NË TIRANË ME PROKUROR DHE GJYQTARE

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës  në bashkëpunim me prezencën e OSBE në Shqipëri dhe Shkollën e Magjistraturës  organizoi në nëntor 2015 në Tiranë aktvitetin ndërgjegjësues të gjyqtarëve e prokurorëve mbi dënimet alternative si mjet efektiv për mbështetjen e rehabilitimit dhe riintegrimit të të dënuarve.

Pjesëmarrësve të veprimtarisë ndërgjegjësuese iu drejtuan znj.Alba Jorganxhi ( OSBE), z.Ilir Qafa (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës ) , z.Gerd Hoxha (ekspert i Shkollës së Magistraturës).

Në takim gjyqtarë dhe prokurorë u informuan mbi rolin e Shërbimit të Provës përgjatë gjithë hallkave të drejtësisë penale, mbikëqyrjen elektronike të të dënuarve dhe pasojat që rritja e vendimeve me masa alternative të dënimit ka në të ardhmen në uljen e mbipopullimit në burgje dhe rehabilitimin e të dënuarve në shoqëri.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on pinterest

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prove your humanity: 2   +   3   =